nga Mentor Kikia
Kjo eshte nje radhe njerezish, te urte e te duruar, ne Kamez, per te blere nje abone autobuzi. Nje cope leter qe ka vlere vetem per nje muaj. Te mos llogarisim pastaj standardin e autobusit dhe se sa kohe duhet per te shkuar ne destinacion….
Por, perse duhet te paraqiten njerezit tek kioska per te blere nje abone cdo muaj?(Sa konservatore jemi edhe ne ruajtjen e kesaj menyre per te shitur abonete).
Udhetoja para pak vitesh me autobus neper Prage. Kerkova te blija bilete, por nuk kishte “kioska”.
Hipa ne autobus pa bilete.
Vendasit “check”-onin karten e bankes tek nje paisje sapo hynin ne autobus, dhe paguanin bileten. Ose, ne te njejten menyre, “check”-onin nje abone elektronike nga telefoni i tyre.
Keshtu, ne cdo mjet transporti publik.
Ky eshte dixhitalizim sherbimesh!
Ky quhet perdorim i teknologjise ne menyre masive, ne sherbim te shoqerise!



