Karamuço: Kërkonte në Fier një armë që e kishte parë në një film me Sylvester Stallone

spot_img
Advertisements

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin ka folur për trafikun e armëve në vend.

Karamuço deklaroi se një person që trafikonte armë, kishte kërkuar në Fier një armë që e kishte parë në një fillm me Sylvester Stallone.

Eksperti zbuloi se ky person e kishte gjetur armën e kërkuar dhe tani ai është person në kërkim për shkak të kësaj arme.

Karamuço tha se arsenali më i madh i armëve në vend mund të jetë në qytetin e Lezhës, ku aktualisht ndodhen 360 familje të ngujuara që janë të armatosura dhe 6 grupe kriminale.

“Njëri nga ata individë kishte vite që kërkonte në Fier një armë që e kishte parë në një film me Sylvester Stallone. E gjeti, ia sollën në valixhe. Nga ajo armë sot është në kërkim. Arsenalet më të mëdha të armëve në Shqipëri janë në qytetet kryesore. Arsenali më i madh mund të jetë në Lezhë, janë 360 familje të ngujuara, 6 grupe kriminale. Të gjithë të armatosur. Janë fise mbrapa. Kjo është një gjë që e ka alarmuar policinë”, deklaroi Karamuço

Latest articles

Related articles