Tërmeti me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter godet Turqinë

spot_img
Advertisements

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë të dielën në mbrëmje. Lëkundjet janë ndjer edhe në Stamboll dhe në ishujt e Egjeut. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti goditi provincën e Balikesir dhe u ndje në shumë zona të Turqisë. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, thellësia fokale ishte 6 kilometra.

Tërmeti, përveç qendrës së Balikesirit, është ndjerë edhe në Izmir, Kutahya, Yalova, Stamboll, Manisa, Usak, Aydin, Eskişehir, Sakarya, Yalova dhe Tekirdag. Gjithashtu bëhet me dije se janë regjistruar edhe lëkundje pasuese, ku më e madhja deri më tani ka qenë 4.2 ballë të shkallës Rihter. Vërehet se menjëherë pas tërmetit të fortë, dhjetëra qytetarë dolën në rrugë

Latest articles

Related articles