Papa Luani XIV në udhëtimin e parë jashtë vendit, viziton Turqinë

spot_img
Advertisements

Papa Luani XIV do të vizitojë këtë vit, tetë qytete në Turqi dhe Liban, udhëtimi i tij i parë jashtë Italisë si Papë, ku pritet të bëjë thirrje për paqe në të gjithë rajonin, njoftoi sot Vatikani, sipas “Reuters”.

Papa Luani, Papa i parë amerikan, do të vizitojë Turqinë nga 27 deri më 30 nëntor dhe më pas do të vizitojë Libanin nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor.

Vizita do të përfshijë takime me udhëheqës, ngjarje ndërfetare dhe një lutje në vendin e shpërthimit në portin e Bejrutit.

Në Turqi, Papa Leone do të mbajë një sërë aktivitetesh të përbashkëta me Patriarkun Bartolomeu, pasardhësi i 270-të i Apostull Andreas dhe udhëheqësi shpirtëror i 300 milionë të krishterëve ortodoksë.

Gjithashtu, ai do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Xhaminë Blu në Stamboll dhe do të kremtojë Meshën në “Volkswagen Arena”.

Pas kësaj, Papa Leone do të udhëtojë në Liban, ku do të takohet me presidentin Joseph Aoun, do të drejtojë një takim ndërfetar në Bejrut dhe do të kremtojë një Meshë në bregdetin e qytetit.

Një pjesë e veçantë e vizitës do të jetë një lutje në vendin e shpërthimit në portin e Bejrutit në vitin 2020, i cili mori jetën e më shumë se 200 personave.

Sipas ekspertëve, zgjedhja e vendeve me shumicë myslimane nënvizon dëshirën e Papës për të vazhduar dialogun midis të krishterëve dhe myslimanëve.

Latest articles

Related articles