Edi Rama dhe politika e spektaklit: midis artit dhe groteskut

spot_img
Advertisements

nga Roland Lami

Në skenën politike shqiptare, Edi Rama nuk është më thjesht një figurë politike ai është një personazh. Një njeri që ndërton vazhdimisht veten si imazh, si ngjarje, si skenë. Në dukje, kjo mund të interpretohet si “modernizim” i komunikimit politik; në thelb, është një eksibicionizëm i sofistikuar që e zhvendos thelbin e politikës nga përmbajtja te shfaqja, nga veprimi te fjala, nga ideja te kostumi.

Në vend që të përfaqësojë, Rama interpreton; në vend që të qeverisë, shfaqet. Ai e ka kuptuar me saktësi logjikën e kohës sonë se pushteti nuk fitohet më përmes bindjes, por përmes vëmendjes. Dhe në një vend të vogël, ku ndikimi real është i kufizuar, vëmendja është valuta më e vlefshme. Kështu, ai e kthen politikën në një teatër të përhershëm, ku çdo deklaratë bëhet skenë, çdo takim foto, çdo krizë mundësi për një performancë të re.

Por ky teatër, që në fillim mund të dukej si kreativ, ka marrë prej kohësh një ton grotesk. Politika nuk është më mjet për të ndërtuar, por ekran për të shpërfaqur egon. Rama nuk kërkon të jetë i besueshëm, por i dukshëm; jo i drejtë, por interesant; jo i qetë, por “viral”. Ai e ka kthyer pushtetin në art të vetë-admirimit, në një instalacion që riprodhon vetveten çdo ditë nëpër portale, media, e rrjete sociale.

Në këtë lojë, qytetari nuk është më bashkëbisedues, por publik. Shteti nuk është projekt, por skenografi. Dhe e qeshura që shpesh shoqëron këto performanca qoftë ironia ndaj kundërshtarëve, apo spektakli i gjesteve simbolike është pjesë e një rituali cinik që e zëvendëson përgjegjësinë me tallje. Kështu, serioziteti i qeverisjes zëvendësohet nga humori i pushtetit, një formë e re autoritarizmi të butë që e mban shoqërinë në argëtim të përhershëm.

Referohuni vetëm dy epidodeve të fundit humorit ” me shumë kripë” me Presidentin Trump ku ky i findit bëri lapsusin që kishte arritur më së fundmi paqen mes Ajzerbaxhanit dhe Shqipërisë apo deklaratës së fundmi Brexs e coi Britanin në depresion dhe në shtimin e më shumë emigrantëve me gomone të vogla duke nxitur reagimin e mediave kryesore britanike.

Ky eksibicionizëm nuk është shenjë force, por shenja më e qartë e boshllëkut. Sa më shumë Rama flet për botën, aq më pak dëgjohet vendi që drejton. Ai ka zgjedhur të jetë personazh global i lajmeve, por jo autor i një ndryshimi real. Dhe në këtë kuptim, historia do ta kujtojë jo për çfarë bëri, por për si u duk duke e bërë një artist i skenës politike që humbi dallimin u realitetit dhe performancës.

Latest articles

Related articles