Dumani: Skemë masive falsifikimi tokash, sekuestruam 600 mijë m² në Durrës

spot_img
Advertisements

Kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur në parlament për punën e këtij insitucioni gjatë vitit 2024, tha se është një rast alarmant në Durrës që është në fazën e hetimit, ku janë sekuestruar rreth 600 mijë metra katrorë tokë, të përvetësuara me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Kemi një rast të falsifikimit masiv të mijëra metrave katrorë tokë në një zonë shumë të preferuar të Durrësit, dhe vetëm në këtë procedim penal SPAK ka arritur të sekuestrojë rreth 600 mijë metra katrorë tokë, të përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Një skemë e mirëorganizuar e falsifikimit të dokumenteve,”- tha Dumani.

Po ashtu mijëra metra katrorë në Lezhë, Vlorë e qytete të tjera.

Latest articles

Related articles