Dita e “gjyqit” e Dumanit/ Karamuço: Ata që i bënë pyetje, disa do hyjnë në burg

spot_img
Advertisements

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimet në seancën plenare të ditës së sotme, ku kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi për punën e institucionit gjatë vitit 2024. I

ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u ndal te dinamika e seancës dhe marrëdhëniet mes drejtësisë dhe politikës, duke theksuar se disa prej deputetëve që morën pjesë në debat janë aktualisht nën hetim apo verifikim nga SPAK.

Sipas tij, klima në sallë ishte e tensionuar dhe e mbushur me emocione, ndërsa nënvizoi se numri i dosjeve ndaj deputetëve pritet të ndikojë në balancat politike brenda Kuvendit.

“Të ndodhesh përpara një salle të madhe një komisioni që është mësuar Dumani është një gjë komplet ndryshe, për më tepër që atje ke emocione nervozizëm dhe kush t’i bën pyetjet. Disa nga ata që bënë pyetje janë ata që po hetohet, disa që po verifikohen dhe disa të tjerë që do të shkojnë në burg. Unë jam besimplotë sepse shikoj hetimet. Ka dosje ndaj deputetëve që janë në Kuvend. Këta kanë rënë dakord edhe për diçka, ata që janë në garë të mos bëjnë shumë gjëra sepse i bie të marrin shumë merita. Numrat këtu rrinë të disbalancuar sepse ka dosje që mund të balancohen shumë lehtë”, tha Karamuço.

Latest articles

Related articles