Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.30 në fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje. Tre persona janë plagosur me njëri tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital.
Personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta ka qenë për shkaqe banale dhe të përdorimit të alkoolit.


