Analisti Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se Prokuroria e Fierit ka çuar një dosje të cunguar në SPAK duke hequr fashikuj dhe personazhe që janë implikuar në këtë aferë.
Më tej, Dyrnjaja tha se është hequr nga dosja një nga kompanitë e auditimit, L.E.A.L Auditing SHPK me pronare Leze Abazin dhe Eda Abazin, bashkëshortja dhe vajza e Sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme.
Kam të dhëna që Prokuroria e Fierit, prokurori i çështjes ka çuar një dosje të cunguar në SPAK duke hequr fashikuj dhe personazhe që janë implikuar në këtë aferë. Paraprakisht mund të them që një nga kompanitë e auditimit, L.E.A.L Auditing SHPK që ka për pronare, Leze Abazin dhe Eda Abazin, nënë e bijë mendohet se kanë tjetërsuar bilancet e auditimit dhe janë bashkëshortja dhe vajza e Sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme. Ka goxha implikime. Pse e ka bërë prokurori i Fierit duhet ta shohim, nëse e ka bërë dhe pse.
E kemi thënë që studiot ligjore kanë abuzuar. E kemi thënë që është studio Çerekja, Halimi, studioja e ish-deputetit të Vlorës Alket Hyseni që kanë ndërhyrë duke bërë fatura çmendurisht të pabesueshme shërbimesh në kontekstin e asistencës ligjore, ku mendohet se kanë kaluar një pjesë e mirë e parave për t’i pastruar.
Ose kanë fshehur paratë, ose kanë fshehur bilancet. Duke fshehur e kanë nxjerrë kompaninë në 2019 me 30 milionë lekë fitim. Një kompani që gjeneron miliona euro në vit, del me 30 milionë lekë fitim. Të gjitha bilancet e tjera janë negative.
Sipas Dyrnjasë implikimi i bankave në aferën e Bankers është vetëm një pjesë sesi ka funksionuar sistemi. Analisti shtoi se tek kjo aferë janë implikuar agjentët kryesorë të distribucionit të naftës në Shqipëri.
Implikimi i bankave është shumë pak. Është vetëm pjesa poshtë e ndërlidhjeve të sistemit. Këta janë ingranazhet që kanë krijuar ndërlidhjen si ka funksionuar manipulimi. Pjesa e majme nuk ka dalë se ku ka shkuar dhe kush e përfitoi.
Aty janë të implikuar agjentët kryesorë të distribucionit të naftës në Shqipëri. Do dalin emrat e gjithsekujt.
Çfarë na tregon kjo aferë e Bankers ku është implikuar Raiffeisen? Në sa afera të tjera mund të jetë implikuar Raiffeisen Bank? Në sa afera të tjera mund të tjera mund të jenë implikuar bankat e tjera? Duhet të shtyjmë prokurorinë të hetojë, drejt transparencës.


