Në studion e emisionit “Arnautistan” u diskutua mbi identitetin digjital. Regjizori Kastriot Çipi u ndal te paraja digjitale, e cila sipas tij cenon rëndë demokracinë dhe liritë e njeriut.
Paraja digjitale, shoqëria pa para të thatë, është objektivi madhor i elitës që drejton botën në prapaskenë. Nëse arrijmë ta zhdukim paranë e thatë, liritë e njeriut dhe demokracia siç e kemi njohur deri më sot janë të vdekura. Në momentin që shteti merr kontrollin e parasë në formë elektronike dhe ta kontrollon mënyrën si i përdor ti paratë, ti nuk ke më shanse dhe nuk e di se me çfarë revolucioni mund të ngrihen njerëzit e ta përmbysin atë sistem për të ndërtuar një tjetër.


