Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka realizuar golin e tij të parë sezonal në Serie A.
22-vjeçari shënoi një gol spektakolar me goditje dënimi për Leccen, në ndeshjen ndaj Udineses, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 për vendasit.
Goli i Berishës erdhi në minutën e 59-të, pas një ekzekutimi të saktë nga një distancë e konsiderueshme. Përveç golit, ai ka regjistruar më herët edhe një asist në këtë kampionat, duke u konfirmuar si një element në rritje në skuadrën e Lecces dhe Kombëtares shqiptare.


