Ramës nuk i ha meraku për Ballukun: Drejtësia ka punën e vet!

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i speficikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati.

Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës

Latest articles

Related articles