Kryeministri Edi Rama tha për herë parë se ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë.
Në Dialogun Global të Berlinit, ku Rama bashkëbisedoi me moderatorin Ali Asllan foli edhe ministrja për Inteligjencën Artificiale, e cila ndër të tjera vlerësoi kryeministrin si vizionar.
Kur moderatori i tha se “e kishit mësuar mirë tju lavdëronte”, Rama u përgjigj: “Epo është ime bijë dhe është shumë besnike e atit të vet”.
“Ndaj për herë të parë që Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë. Secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë, do të shërbejnë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare.
Ata fëmijë do të jenë diell për nënën e tyre. Dhe diçka që do të të pëlqej si turk, kur do të shkosh për kafe. Ne kemi kafe më të mirë se në gjermani. Nëse je në kafe dhe kur kthehesh, ku fëmijë do të thotë se çfarë të është thënë në sallë”, tha Rama.


