Ballukun e kap paniku, prodhon 2 lajme në ditë për të fshehur thirrjen në SPAK

spot_img
Advertisements

Lajmi i parë sot: Balluku inspektoi rrethrrotullimin e Rinasit.

Lajmi i dytë: Balluku inspektoi flotën e ARRSH.

Të gjitha këto për të fshehur frikën e fletthirrjws në SPAK për çështje të përafërt.

Më poshtë lajmi propagandistik si Kinostudios:

Siguria dhe mirëmbajtja rrugore kanë qenë gjithmonë në fokusin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, por tashmë një rëndësi të veçantë ka marrë mirëmbajtja estetike e akseve rrugore në mbarë vendin.
Në kuadër të këtij vizioni, ARRSH ka ngritur një flotë të re mjetesh dhe ka angazhuar 125 punonjës të dedikuar, të shpërndarë në katër rajonet e vendit. Në çdo drejtori rajonale është krijuar sektori i mirëmbajtjes estetike, i cili do të merret me punime si mbjellja e pemëve dekorative, gjelbërimi i hapësirave përgjatë akseve rrugore, si dhe përmirësimi vizual i rrethrrotullimeve dhe daljeve hyrëse të rrugëve kryesore.

Punimet e para kanë nisur në zonën e Rinasit, ku po realizohet gjelbërimi i rrethrrotullimit dhe hapësirave përreth. Procesi u inspektua nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Gjatë inspektimit Gjyli deklaroi se puna ka filluar në të gjitha rajonet dhe po zhvillohet me ritme të mira. “Janë shpërndarë mjetet që do të ndihmojnë në mirëmbajtjen estetike. Puna ka nisur në rrethrrotullime dhe në hyrje-daljet e rrugëve kryesore. Aktualisht kemi 25 punonjës për çdo rajon, por planifikohen edhe reformime të tjera për zgjerimin e shërbimit”, theksoi ai.

Nga ana e saj Zv.Kryeministrja Balluku vlerësoi projektin si një hap të rëndësishëm që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përvojën vizuale dhe turistike të vendit.
“Ka ardhur momenti që krahas sigurisë dhe mirëmbajtjes së rrugëve, të kujdesemi edhe për aspektin estetik. Shqipëria tashmë është një destinacion i rëndësishëm turistik, ndaj duhet të ofrojmë jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe rrugë që plotësojnë standardet estetike”, u shpreh Balluku.

Latest articles

Related articles