Thellohet tragjedia nga zjarri në Maliq, pas nënës dhe të birit, humb jetën edhe 6-vjeçarja

spot_img
Advertisements

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja, e cila prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën e saj në Maliq.

Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait, Rrahime dhe Luka Hazisllari.

Nëna kishte mundur t’i nxirrte të fëmijët e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës. 13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

6-vjeçarja kishte djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dërgua në QSUT në Tiranë, ku për fat të keq, ndërroi jetë pas pesë ditësh.

Latest articles

Related articles