Noka: Raporti i OSBE/ODIHR konfirmon kapjen e shtetit nga PS dhe blerjen e votës si krim

spot_img
Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, reagoi ndaj raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar se dokumenti konfirmon denoncimet e opozitës për manipulimin e procesit zgjedhor dhe kapjen e shtetit nga Partia Socialiste.

Sipas Nokës, raporti vërteton se “blerja e votës është krim dhe jo epërsi politike ndaj opozitës”, duke theksuar se në Shqipëri “ti voton, patronazhisti numëron”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor krimin për të kontrolluar rezultatin e zgjedhjeve dhe për të ruajtur pushtetin.

Noka paralajmëroi se lidhjet e hershme të Ramës me krimin janë shkaku i jetëgjatësisë së tij politike dhe se kjo bashkëqeverisje ka dëmtuar ekonominë dhe ka penguar investimet e huaja në vend. Ai theksoi se PS ka përdorur “paranë e pistë” për të blerë vota, influencë mediatike dhe për të kontrolluar administratën.

Raporti i OSBE/ODIHR sipas Nokës, vërteton se Shqipëria nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, por një proces të manipuluar, ku krimi dhe pushteti politik kanë punuar së bashku.

Latest articles

Related articles