Hasimja vlerësohet me çmimin “At’ Gjergj Fishta” për romanin “E shkuar e pakryer”

spot_img
Advertisements

Politologu Ermal Hasimja është vlerësuar me çmimin “At’ Gjergj Fishta” për prozën më të mirë për romanin e tij “E shkuar e pakryer”, historia e vërtetë e gjyshërve të tij, të ndarë gjatë gjithë komunizmit mes Gjakovës e Tiranës.
Fituesit e Konkursit Letrar Mbarëkombëtar “At’ Gjergj Fishta”, një ndër ngjarjet më të rëndësishme letrare që nderon krijimtarinë bashkëkohore shqiptare, u shpallën në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë.

Në motivacionin e jurisë, vepra e Hasimjes u vlerësua për arritje të larta artistike, tematike dhe ligjërimore, duke trajtuar me ndjeshmëri të veçantë kujtesën historike dhe plagët shoqërore të së shkuarës sonë të afërt.

“Autori arrin të bashkojë tema universale si diktatura dhe robëria, përballjen e individit me dhunën politike e varfërinë, duke dërguar mesazhe të thella mbi mënyrën se si duhet të përballemi me të kaluarën për të ndërtuar një të ardhme më të shëndoshë”, u tha në arsyetimin e jurisë.

Latest articles

Related articles