PSE NUK U BËRA MASON – Mitro Çela
-Sekrtet e masonerisë: dje dhe sot.-
Tetor 1991.
Ftesë zyrtare nga Athina për Pashkon, Teodor Kekon dhe mua.
-Pse ne?-Pyeta unë.
-Sepse jemi deputetë ortodoks.-Tha Pashko.-
-Pika politikës,-tha Dori.-Ne jemi ortodoksë nga emri. Ateistë nga bindjet.
Bëmë konak në hotel “Hilton”.
Po pinim birrë. Vjen një grek. Na zgjati dorën:
-Dhimitris Vourgos. Jam aksioner tek “Inter American bank”!
Jeni të ftuar nga Kontaminai. Bosi im.
Një gradaçel.
Ashesori.
Kati i 15-të.
Një super zyrë.
Bosi. I gjatë. I hollë. I kullarisur.
-Uzo të shuar me ujë apo konjak Metaksa?-Nisi bisedën.-
-Dua tu pyes:
-Keni Lozhë masonerie në Tiranë?
-Mbreti Zog i ndihmonte masonët. -Tha Pashko.-Në vitet ‘30 kishim tre Lozha: në Korçë. Shkodër. Durrës.
Enver Hoxha i nxorri jashtë ligjit.
Ishin shoqëri sekrete.
-Mund t’u bëj një korigjim zoti Pashko?
Masoneria është:”Shoqëri me sekrete. Por nuk është shoqëri sekrete”
-Ky po flet me sofizma,- tha Dori. -Që duke qënë poet, ishte këshilltari i Pashkos për ekonominë!?
-Ka të drejtë,-tha Pashko.-Ta shkoqit kur të pimë birrë.
-Ne duam të hapim një Lozhë masonerie në Tiranë.
Pse pikërisht ju të tre? Për ju na ka folur Kanellasi. Miku juaj në ambasdën greke në Tiranë.
Pse tre? Lozha ka 33 shkallë.
Shkalla e parë duhet te ketë tre masonë. Tre të parët duhet të jenë VIP-a.
-Pas dy ditësh do të bëhet “pagëzimi” i Lozhës bullgare. Jeni të ftuar.
-Drekën do ta hani në jahtin tim. Do u shoqëroi Dhimitris.
Në drekë do jetë edhe ministri i Finacave.
Protokoll për zotin Pashko, si zëvëndës Kryeministër.
Një jaht sa një vaporr.
Luks.
Zumë vend rreth një tavoline. U bëme 7 persona.
-Pse 7-të? -Pyeta. Dhimitrin.
-Është numër i “shënjtë”. Do e mësosh një ditë!
Pashko fliste për liberalizimin e ekonomisë, me ministrin e finacave.
Unë pyeta Dhimitrin:
-Nuk di asgjë per masonerinë. Mund të më tregosh?
-Sipas legjendës. Zanafillën e ka nga Tempulli i mbretit Solomon.
3000 vjet para Krishtit.
Ishin 15 arkitektë.
Kryearkitekt: Hirami.
Ai dinte një sekret për ndërtimin e tempullit.
Ju lutën nxënësit :
Na e trego sekretin mjeshtër?!
Nuk ua tregoi.
E kërcënuan.
Nuk e hapi gojë.
E torturuan dhe e vranë…
Mbeti sekreti dhe simboli:
Kompast dhe viziore. Në mes një: “G”.-nën kupton
Gjeometri.
Mendohet se universi fuksionin sipas rregullave matematikore.Dhe lindi masoneria.
-Po e vërteta?
-Në vitin 1717 u hap Lozha e Madhe e Anglisë.
E hapën ustallarët e gurit. Mblidheshin një herë në vit.
Në vitin 1728 u hap Lozha në Francë.
-Por më e famëshmë është Lozha amerikane.
U hap në vitin 1730.
Mason ka qënë Xhorxh Washiktoni-presidenti i parë i Amerikës.
Abraham Likolni.
Rosvelti. Çurçilli. Bushi.
Vetëm një president nuk ka qënë mason:
Xhon Kenedi!…
-E vranë…?!Mendova unë.
-Masonë kanë qënë Mikelaxhelo dhe Leonardo Da Vinçi. Moxart dhe Betoven.
Buzëqeshja enigmatike e Xhokondës, lidhet ne sekretin e masonëve.
Mu kujtua romani “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit.
Në një kapitull princi Pjerr Brezuhov, tregon për Lozhën e Madhe në Shën Petërburg.
Në një letër Cari i drejtohet Bonopartit ( Dhe anasjelltas):
“Vëlla Napoleon!”
-Masonë kanë qënë Gëte, Viktor Hygi, Dostojefski, Bajroni, Shell, Çehovi, Esenini etj.-Përfundoi bisedën Dhimitri.
U ndamë.
Pasdite Pashko takoi kryeministrin Micoqatis.
Ne pritëm në holl, me gota birre në duar.
-Nuk është herë e parë që më kanë kërkuar të hapim Lozhë në Tiranë.
Oferta në Paris.
Në Romë.
Në ShBA.
-Por unë them që jemi herët. Armiku më i madh i masonëve është kisha katolike.
Dhe Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike me Vatikanin.
Kundër masonëve janë edhe myslymanët.
Të gjitha fetë?!
-Pse?-Pyeti Dori?
-Masonët nuk besojnë as Krishtin e as Muhametin.
Kanë Zotin e tyre.
Masonët duan të ndërtojnë një Rend të Ri Botëror.
Qeveritë të jene roje natë.
Botën ta “nakatosi” Mjeshtri i Madh me qëndër në Nju Jork dhe degët kudo në botë?!
-Mitro! Unë me Kekon do shkojmë në Londër.
Na pret Zhak Atali, drejtor i BERZH.
Nuk vimë dot ne takimin për inagurimin e Lozhes bullgare.
Duhet të shkosh vetëm!
Nuk kundërshtova. Ngrita supet.
Të nesmen, në sheshin “Omonia” takova Filip Çakulin me vëllain: Kiçon.
I thashë se nesër kemi një takim. Do jemi të tre.
Nuk tha jo. Në atë mot unë isha kryeredaktor i “RD”-së.
Ai zëvendës.
Në hotel na mori Dhimitri.
Makina “gjarpëronte” rrugëve të Athinës.
Me mendje tek vrasja e arqitektit Hirami, mu kujtua se diku kisha lexuar:
-Në se doni një qytet, që e kanë vrarë arqitektët, vizitoni Athinën!
Makina qëndroi në oborrin me kangjella të një vile. Tre katëshe.
Të gjitha grillat të mbyllura.
Shkallëve hipnin e zbrisnin njerëz.
Në katin e tretë një zyrë e madhe.
E ndarë në dy pjesë me xham.
Na ftuan me shënja të ulemi.
Në anën tjetër të xhamit, në një tavolinë ulur 7 burra.
Përballë tyre dikush u fliste. Ata nuk na shihnin. Dhimitri më tha:
-Janë 7 bullgarë. Janë në shkallën e dytë.
Do jenë nën kujdesarinë e Mjeshtrit të Madh të Athinës.
Për të fituar pavarësinë duhet të jenë 49 vëllezër.
Ata do të zgjedhin Mjeshtrin e Madh të Sofjes.
Mbaroi ceremonia me bullgarët. Nisën këshillat me ne.
-Në Tiranë do gjeni një dhomë.
Qiranë e paguajmë ne.
Në dhomë duhet të jetë një tavolinë.
Mbi tavolinë do vendosni biblën dhe kuranin.
Në masoneri duhet të ftoni ministra, deputetë, shkrimtarë, artistë, bisesmenë.
Do kini edhe ndihmën e ambasadës greke.
-Masoneri do të thotë vllazëri. Masoni mund të jetë kristan, myslyman protestant a budist. Por edhe ateist. Masoni mund të votojë majtas ose djathtas.
Në mbledhjet e masonëve ndalohen debatet politike dhe fetare.
-Idetë e masonetisë kanë qënë themeli i revolucionit francez në viti 1793: Liri. Barazi. Vllazëri.
-Filozofija jonë është toleranca. Demokracia. Dialogu. Të drejtat e njeriut.
-Janë këto parime që masoneria është nxjerrë jashtë ligjit në vende komuniste ose me diktaturë.
Hitleri shfarosi hebrejtë dhe masonët.
Vëllai i Filipi Çakulit u vendos të ishte korier.
Ai jetonte në Athinë.
U kthyem në Tiranë. U takuam me Pashkon dhe Kekon.
Thotë Pashko:
-Mitro ta lënë këtë punë. Duke qënë shoqëri me sekrete, do na marrin për sigurimsa!
Njoftoi edhe grekët!
…Kaluan shumë kohë. …
Në vitin 2007 erdhi në Tiranë Jean Mitchel Quillardet-Mjeshtri i Madh i Francës. (Grand Orient). Avokat i njohur.
Takoi Berishën dhe Presidentin Topi. Ka zëra, që ai kërkoi të hapesh një Lozhë në Tiranë, nën kujdesarinë e Francës.
Argumenti? Shqipëria ishte futur në bashkësinë franko-fone.
Nisma mbeti thjeshtë ide!
…11 tetor 2011 u hap Lozha në Tiranë.
Mjeshtër i Madh u zgjodh Elton Çaçi.
Ishte Mjeshtri i Madh më i ri në botë-31 vjeç.
Në ceremoni morën pjesë 150 masonë nga gjithë bota.
Mes tyre:
Mjeshtrat e Mëdhej: Gustavo Rafi-Itali. Petër Kostaç-Serbi. Nicolaos Vourgidisi-Greqi.
…19 maj 2017 . Në Kansas Siti, Mjeshtri i Madh Bill Sardone shpalli antarësimin e Shqipërisë në masonerinë botërore.
Ka edhe një fakt tjetër.
Maksim Zotaj ishte mason. Anetar i Lozhës në Nju Jork. Ishte në nivelin e 32. Vdiq para pesë viteve.
Shënim.
Mes dekoratave që jep Presidenti njera quhet:
“Mjeshtër i Madh i Punës.”
Hua nga masoneria.
Rastësi?
Në politikë “rastet” i ka marrë lumi?!


