Një nen i çuditshëm në kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës, i jep fuqi Bankës Kombëtare Tregtare që të ndryshojë pronarin e koncesionit. Më konkretisht, neni 19.4 i kontratës koncesionare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të përbërë nga Mabco, 2A Group dhe Yda thotë shprehimisht:
“Palët pranojnë se, në rastin e një mospërmbushjeje nga Koncesionari nën këtë Kontratë, apo nën Marrëveshjen e Financimit, dhe vazhdimit të rastit të mospërmbushjes deri në skadimin e afatit për korrigjim, Institucionet Financiare apo Përfaqësuesit e Institucioneve Financiare, siç mund të jetë rasti, kanë të drejtë të nominojnë një Shoqëri Zëvëndësuese për Autoritetin Kontraktues, e cila do të zëvëndësojë Koncesionarin.”


