“Bashkë, Kujtojmë dhe Vlerësojmë” – PLL nderon legalistët në qarkun Shkodër

spot_img
Advertisements

Partia Lëvizja e Legalitetit, në bashkëpunim me Oborrin Mbretëror Shqiptar, organizon nesër në Shkodër aktivitetin me temë:

“Bashkë, Kujtojmë dhe Vlerësojmë”

Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm Lartmadhëria e Tij Mbretërore, Princ Leka II.

Ky aktivitet zhvillohet në nderim dhe vlerësim të të gjithë legalistëve që për një shekull kanë kontribuar me përkushtim në shtetbërjen shqiptare, përkrah Mbretit Zog I, në mbështetje të Mbretërisë Shqiptare, për Atdheun dhe Kombin, për një Shqipëri Etnike. 🇦🇱

Ftohen të marrin pjesë qytetarët shkodranë, si edhe përfaqësuesit e mediave, që dëshirojnë të pasqyrojnë këtë ngjarje të rëndësishme.
Qyteti Shkodër
Datë 25/10/2025
Ora 10.00
Vendi Salla Hotel Koloseu

Shpëtim Axhami
Kryetar
Partia Lëvizja e Legalitetit

Latest articles

Related articles