Arrestohen 5 persona në Shkodër, iu sekuestrohen armë dhe një laraskë

spot_img
Advertisements

Gjuetia e paligjshme në Shkodër ka çuar në pranga pesë persona. Policia bën me dije se të pestë janë arrestuar në flagrancë gjatë natës, teksa ishin duke kryer gjueti në fshatin Rragam, në kundërshtim me moratoriumin.

Në momentin e ndalimit atyre iu janë gjetur në automjet 2 armë gjahu, 1 pistoletë, 1 pushkë, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi kanabisi.

Latest articles

Related articles