Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në “Log” në News24, ka deklaruar se mazhoranca ka dështuar në lidhje me ekonominë dhe mënyrën e menaxhimit të të ardhurave.
Ai u shpreh se ndërkohë që në 13 vite ka shpenzuar 70 mld euro nga buxheti i shtetit, Onkologjiku ka mungesa në barna.
“Opozita duhet ta çajë rrethimin me ndërkombëtarizimin e këtij raporti në Bruksel, Londër, Uashington, Berlin. Por fatkeqësisht lidershipi i saj nuk pranohet nga 2 kryeqytete të rëndësishme si Londra dhe Uashingtoni.
Ndërkombëtarizimi duhet bërë sa më shpejt edhe me ndryshim lidershipi që mund të flasin anglisht, se fatkeqësisht kryetari i grupit parlamentar nuk flet asnjë gjuhë dhe ky është një tmerr në nivel interlokutorësh.
E dyta është ndërgjegjësimi i shqiptarëve përmes protestave dhe podiumeve të tjera.
Këtu pa një ndikim, pa ambasador të SHBA dhe pa ambasador të BE, palët bëjnë rrufjanin.
Mazhoranca ka dështuar në ekonomi, në 13 vite ka shpenzuar 70 mld euro nga buxheti i shtetit dhe të jetë vendi në këtë gjendje, me këtë arsim, me këtë shëndetësi, me këtë infrastrukturë, është një skandal i vërtetë. Dhe një qeveri që votohet çdo 4 vite për të fundosur veten e vet, është një harakiri. Janë 70 miliardë euro, ku kanë shkuar? E bëjnë ndonjëherë pyetjen këta ku kanë shkuar? Me 70 mld euro ndryshon edhe infrastruktura e SHBA-së, ndërsa këtu vdesin njerëzit tek Onkologjiku, këtu pijnë fëmijët qumësht me vaj palme”, tha ai.


