NIKA – Kandidatja Sociliaste për Bashkinë e Vlorës premton sikur bashkinë e ka qeverisur e djathta!

spot_img
Advertisements

Gjergji Nika, kandidat i pavarur për Bashkinë Vlorë përmes një komunikimi publik ka ironizuar kandidaten e PS, Bruna Mersini për deklaratat në fushatë.

Është e çuditshme të dëgjosh kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës të flasë për problemet e qytetit sikur bashkia të ishte qeverisur nga e djathta.

Harrohet fakti që edhe ish kryetari, Ermal Dredha, është po i Partisë Socialiste — një vazhdim i të njëjtit drejtim që ka pasur në dorë bashkinë prej vitesh.

Kur i njëjti formacion politik ka pasur mundësinë të qeverisë qytetin për më shumë se një dekadë, është kontradiktore të flitet për dështime sikur ato të vinin nga dikush tjetër.

Ndryshimi nuk vjen nga ata që kanë qenë pjesë e së njëjtës qeverisje, por nga ata që kanë kurajon ta pranojnë realitetin dhe ta përmbysin atë.

Latest articles

Related articles