Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike.Në takim janë bërë bashkë demokratë dhe emra të cilët u propozuan nga partitë e tjera, për postin e kryebashkiakut.
Barbara Doda, përfaqësuesja e partisë ‘Mundësia’ ishte pjesë e takimit.
Kujtojmë se kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj fillimisht u shpreh se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt.
Në takim nuk ka munguar as kandidati i propozuar nga ‘Mundësia’, politologu Ermal Hasimja, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Binajt.
Ilir Alimehmeti, përfaqësuesi i PD dhe një nga negociatorët kryesorë për gjetjen e kandidatit të përbashkët të opozitës, ishte pjesë e takimit.