Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Londër ishte i pranishëm në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale për luftën në Ukrainë si edhe vizionin e Shqipërisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se sa herë takohet me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky shprehet se ëhstë njeriu më i l;umtur në botë, pasi në Shqipëri nuk ka sirena alarmi gjatë natës.
Rama tha se sa herë që ai takon presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i thotë se ndihet se është njeriu më i lumtur në botë.
“Rendi i ri shumëpalësh sigurtisht që do të vijë. Unë uroj të mos vijë me çmimin e lartë të luftës së tretë botërore. Ka kaq shumë verbëri, kaq shumë fragmentarizim, kaq shumë provokim, kaq shumë urrejtje në këtë botë që asgjë nuk është e përjashtuar.
Sa herë që kam shansin të takoj Zelenskyn dhe më pyet si je , si po shkojnë gjërat. Unë i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa, sepse nuk ka sirena gjatë natës dhe nuk ka bombardime. Kështu që gjithçka është relative. Sigurisht jemi bërë në mënyrë të tillë që kemi prirjen ta harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi kurrë me të mirën. Por në fund të fundit mendoj se Shqipëria është në një pozitë të mirë. Tani jemi në një moment përshpejtimi shumë të madh në rrugëtimin tonë drejt BE-së”, tha Rama