Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e mitur ka dëmtuar veten me thikë dhe një punonjëse policie.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka nisur pasi 16-vjeçarja përndiqej nga 2 persona, një prej të cilëve ndodhet në paraburgim.
Teksa e mitura ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa po jepte dëshminë për përndjekjen, ka dëmtuar veten me thikë de më pas ka goditur dhe një punonjëse policie.
Jetmir Llanaj, mësohet se ka pasur lidhje me vajzën pa u arrestuar. Pasi ai është kapur në mars 2025, vajza është njohur me një tjetër djalë.Llanaj, në shenjë hakmarrjeje i ka vënë dikë që e ndiqte, ndërsa ajo e bezdisur nga ndjekja, është vetëprerë me xham, por pa pasoja për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.