Takimi u zhvillua të premten e kaluar, raportoi Le Figaro.
“Ishte normale, në një nivel personal, të prisja një nga paraardhësit e mi në këtë kontekst”, u tha Macron gazetarëve gjatë një udhëtimi në Slloveni.
Ai theksoi se vizita nuk kishte për qëllim të cenonte pavarësinë e gjyqësorit francez.
Sarkozy tha gjatë fundjavës se do të fillonte të vuante dënimin e tij të martën në burgun Santé . Nuk dihet se sa gjatë do të mbetet i burgosur.
Me vete, tha ai, do të marrë “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas (heroi arrin të arratiset nga burgu pasi është burgosur padrejtësisht) dhe një biografi të Krishtit.
Ish-presidenti u dënua në shtator me pesë vjet burg për lejimin e bashkëpunëtorëve të përpiqeshin të siguronin mbështetje financiare nga regjimi i Muamar Gadafit në Libi në këmbim të favoreve ekonomike dhe diplomatike. Kjo ndodhi pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007, të cilat ai i fitoi.
Ai është kreu i parë i shtetit francez që burgoset që nga Philippe Petain, një bashkëpunëtor famëkeq me nazistët gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore.