Altin Sinomati, trafikanti shqiptar i drogës, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, për 150 mijë euro është arrestuar në Dubai.
Vrasja e shqiptarit ndodhi të dielën e 20 shtatorit 2020, në plazhin e Torvaianicës. Porositësi i krimit sipas mediave italiane u prangos më 10 tetor, në Abu Dhabi
Sinomati dyshohet se ka urdhëruar Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehaj, duke i dorëzuar atij fizikisht shumën prej 150.000 eurosh.Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.Altin Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se ka qenë furnizonte me kokainë organizatën kriminale që vepronte në Romë, të udhëhequr nga Giuseppe Molisso së bashku me Leandro Bennato.