Frika nga SPAK, Agolli anulon tenderin 6 milionë euro për parkun multifunksional fantazmë në Tiranë!

spot_img
Advertisements

Paratë nuk kanë munguar kurrë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili realizon procedura të majme javë pas jave. Madje, duke favorizuar edhe firma të caktuara, ku deri një vit më parë në krye ka qenë kompania “Fusha”.

Por, duke qenë se SPAK-u është vërdallë dhe ka iniciuar disa hetime, për vetë FSHZH-në apo edhe për kompaninë, drejtuesi Tan Agolli ka nxjerrë një skemë të re. Ai ka futur në “lojë” pikëzimin, duke i vlerësuar firmat për nga performanca dhe jo për nga vlera.

Mjeshtri i tenderave tashmë fshihet pas procedurave burokratike, ku një firmë e vlerëson më shumë dhe një më pak, megjithëse kanë diferenca në vlerën e akorduar.

Agolli është përqendruar edhe te Turizmi, duke qenë se e njeh mirë këtë fushë, pasi djali dhe bashkëshortja kanë firmë dhe bëjnë bilance për kompanitë që administrojnë plazhe apo resorte. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur disa tendera për punë publike, ndërkohë që në projektet e paraqitura, shumica e këtyre projekteve kanë nga një hotel, lokal apo restorant brenda.

Dihet se kush i merr më pas këto prona shtetërore, që pasi ndërtohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, administrohen më pas nga kompani me lidhje të forta me qeverinë.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar edhe për një projekt fantazmë në Tiranë, të iniciuar nga vetë Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Bëhet fjalë për një tender, me një vlerë tepër të konsiderueshme, ku FSHZH synonte që të ngrinte Parkun Multifunksional në Tiranë. Tenderi nuk ka asnjë informacion se ku do të ndërtohet ky park, çfarë do të përmbajë dhe kujt do t’i shërbejnë. Ka vetëm vlerën, që është rreth 6 milionë euro.

Procedura është hapur disa herë me ngulm nga Agolli, i cili nuk jepte detaje në APP se çfarë synonte të ndërtonte. Procedura është hapur në vitin 2022, ndërkohë që kishte si objekt të kontratës “investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit”. Bëhet fjalë për loti 1, “Parku Multifunksional, Tiranë”.

Asnjë e dhënë më shumë! Përveç fondit limit, 579,166,166 lekë, ose e konvertuar në euro, rreth 6 milionë euro.

Në dokumente FSHZH shkruan se procedura pas shumë vitesh e hapur është anuluar “për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”.

Agolli ka dhënë një informacion, duke shkruar se është anuluar për shkak se nuk ka qenë e mundur në kohë të vazhdohet me fazën e dytë të prokurimit për shkak të problemeve të konstatuara me projektin si dhe faktorëve të tjerë që lidhen me vlerësimet teknike dhe zhvillimet për nevojat institucionale.

Kush e bëri projektin? Ku do ndërtohej ku Park dhe kush prekej? Cili institucion do e përfitonte?

Procedura dukej si një qokë e radhës për të “preferuarit” e Agollit. Tashmë me SPAK-un nëpër këmbë, asnjë vartës i tij nuk ka preferuar të firmosë. Por, a do mjaftohet me kaq apo do e rihapë sërish?!

Latest articles

Related articles