Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar këshilltarin e Partisë Demokratike, Gjergj Nika i cili shpalli kandidaturën si i pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në bashkinë e Vlorës.
Lideri demokrat tha se ai ska lidhje me PD, pasi ai është i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
Gjatë një konference nga seliu blu, Berisha tha se PD do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota.
“Ai s’ka asnjë lidhje me PD. Ai është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari i partisë, Basha me Alibejn. Nuk e lidh asgjë me PD-në. PD do mbështesë kandidatin që ka deklaruar që do e mbështesë. Nuk ka asnjë lidhje”, tha Berisha.
Nëse Gjergji Nikën nuk e lidh asgjë me PD, as Berishën nuk lidh asnjë me Bruna Nallbanin, Sandrin dhe klanin e tij. Por Berisha e di që ne e dimë por nuk i plas për asnjëri përderisa ka hallin e tij.