Hidhet në erë makina e gazetarit investigativ italian, bëri emision për Olsi Ramën e Arben Ahmetajn

spot_img
Advertisements

Një sulm ka ndodhur ndaj gazetarit të njohur Italian të “Rai 3” Sigfrido Ranucci, rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, një qytet midis Romës dhe Pomezias, në jug të kryeqytetit. Ku në makinën e tij ishte vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer.

Shpërthimi dëmtoi edhe makinën tjetër të familjes, e cila zakonisht përdorej nga vajza, e cila e kishte parkuar atë rreth orës 21:40. Shtëpia e gazetarit u dëmtua gjithashtu, por për fat të mirë nuk pati viktima ose të lënduar.

Sigfrido Ranucci ka folur me Corriere della Sera dhe është shprehur : “Vajza ime kaloi para makinës sime disa minuta para shpërthimit, ata mund ta kishin vrarë…” Sipas prezantuesit, “mund të mos jetë rastësi që disa ditë më parë shpalla temat e hetimeve të reja të Report”. I cili është një program investigative që e drejton gazetari.

Karabinierët dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të shuar flakët që kishin përfshirë makinat dhe për të siguruar zonën.

“Mbrëmë, një pajisje shpërthyese u vendos nën makinën e gazetarit dhe prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci. Makina shpërtheu, duke dëmtuar edhe makinën tjetër të familjes dhe shtëpinë ngjitur. Karabinierët, Digos (Njësia e Operacioneve Speciale), zjarrfikësit dhe shkencëtarët mjeko-ligjorë ishin në vendngjarje. Zyra e prokurorit kompetent ka filluar hetimet e nevojshme dhe është njoftuar Prefekti. Fuqia e shpërthimit ishte aq e fortë sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment”, ky është postimi i Report në rrjete sociale.

Report ka bërë emisioni për ndërtimet në Tiranë, Arben Ahmetajn dhe Olsi Ramën.

Latest articles

Related articles