Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka nisur fushatën elektorale përmes një video-denoncimi në rrjetet sociale, ku tregon vështirësitë që hasin çdo ditë qytetarët e Tiranës, sa herë që bie shi.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shfaqet teksa qarkullon nëpër Tiranë me automjetin e tij, teksa në qytet bie shi.
Sipas Binajt, qarkullimi në rrugët e Tiranës në ditë më shi është një mision i pamundur, teksa shton se bashkia bën propagandë, pasi nuk do t’ja dijë për trafikun.
Ai në përfundim i kërkon qytetarëve të Tiranës që të bashkohen dhe të veprojnë me votë në zgjedhjet e pjesshme, për të shpëtuar qytetin.
“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, shkruan Binaj krahas videos.