Pazari në Kuvend.
Në seancën e sotme plenare, Kuvendi vendosi shtyrjen e votimit për ngritjen e Komisioneve të posaçme për reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Taulant Balla dhe Jorida Tabaku do të jenë bashkëkryetarë tek komisioni Integrimit.
Mazhoranca bëri kthesë dhe pranoi kërkesat e PD, duke lënë jashtë partinë e Tom Doshit, por me vëmendjen për të mbytur me zhurmë procesin e votimit, kjo pikë u shty për seancën e radhës.
Seanca u mbyll papritur teksa diskutohej ligji për Mbetjet sepse do të zbulohej pazari me modelin hungarez që është me koncesion dhe pronësi private të landfilleve. Ndajnë edhe përpunimin e mbetjeve bashkë.
Ky pazar i fundit po tentohet të fshihet me retorikë politike. PD akuzon gjasme PS se nuk voton rezolutën për Kosovën (UÇK, Serbinë, etj); PS akuzon Gaz Bardhin se shan presidentin Begaj, kryetarin e Kuvendit Peleshi dhe me radhë. Llaka, Llaka.
Në fakt, në Kuvend Gaz Bardhi dhe Sali Berisha flasin më shumë se të gjithë të tjerët duke sfumuar deputetët e rinj të PD (Arian Ndoi, Gjin Gjoni, etj) dhe deputetët me peshë Këlliçi e Boçi, por kjo është temë tjetër në vazhdim.