Gazetari Qyno fiton çështjen e dytë në Gjykatën Kushtetuese

spot_img
Advertisements

Çështja e gazetarit Elton Qyno rikthehet me një zhvillim tjetër. Gjykata Kushtetuese ka pranuar edhe kërkesën e paraqitur nga gazetari për të rimbursuar shpenzimet gjyqësore në shumën 200.000 lekë.

Vendimi vjen pas padisë së Qynos për mbrojtjen e burimeve gazetareske dhe të drejtave kushtetuese, pas sekuestrimit të pajisjeve të tij në dhjetor 2023. Kësisoj, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen shtetit në këtë rast dhe jo gazetarit.

Megjithëse Kushtetuesja i shpalli veprimet e SPAK-ut si të paligjshme dhe urdhëroi shkatërrimin e të dhënave të sekuestruara, prokuroria nuk ka zbatuar plotësisht vendimin, duke refuzuar të fshijë kopjet elektronike të dy telefonave të gazetarit. Sipas SPAK, ato nuk klasifikohen si pajisje kompjuterike, ndryshe nga telefoni i djalit të Qynos, të cilit i janë shkatërruar të dhënat.

Rasti ka ngritur debat mbi standardet e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe mbrojtjen e lirisë së medias.

Organizata “Res Publica”, që ka ndjekur çështjen, e ka cilësuar vendimin e Kushtetueses si një hap të rëndësishëm për forcimin e aksesit në drejtësi për qytetarët dhe gazetarët.

Latest articles

Related articles