U kapën duke marrë Lekë për shefat në Rinas, pezullohen dy policët

spot_img
Advertisements


Pezullohen dy punonjës të Policisë Kufitare, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, pasi dyshohen se janë përfshirë në veprime korruptive duke marrë ryshfet.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 163, pika 3 germa a dhe pika 8 e Rregullores së Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor K. K., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, dhe Inspektor E. L., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve të kryera për ketë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësve të Policisë të përfshirë në këtë rast” njofton policia

Latest articles

Related articles