Skandali i mikrokredive: 20 persona në gjykim, po verifikohet pozita e zyrtarëve

spot_img
Advertisements


Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, foli sot në Komisionin e Ligjeve për hetimet mbi çështjen e mikrokredive, duke konfirmuar se hetimet kanë përfunduar dhe dosja ndodhet tashmë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

“Çështja e mikrokredive, hetimet për krijuesit kanë përfunduar dhe është dërguar për gjykim. Janë dërguar për gjykim 16 shtetas dhe 4 persona juridik, ndërsa janë sekuestruar 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro, si dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme. Po verifikohet pozita e secilit person të përfshirë,” deklaroi Dumani.

Sipas njoftimit të mëparshëm të SPAK, të bërë publik në korrik, në bankën e të akuzuarve janë dërguar 16 persona dhe 4 shoqëri financiare: Micro Credit Albania, FINAL, ADCA, SHP Zig, FS dhe FLASH.

Hetimet zbuluan një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar, ku qytetarëve u janë mbledhur detyrime të fryra jashtë çdo norme ligjore dhe janë përvetësuar miliona euro përmes praktikave abuzive të kreditimit dhe mbledhjes së borxheve

Latest articles

Related articles