Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës,në territorin e njësisë administrative Maqellarë, pasi ka kontrabanduar mallra. Emrii i të arrestuarit është Albert Capa, të cilit pas arrestimit i’u gjetën kuti me detergjentë dhe materiale për paketim të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Mbi 42-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”, bën me dije policia në njoftimin e saj.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe Andon Lilo 51 vjeç, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, i cili akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ka niur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M. 50 vjeç me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës