Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Prokurorët e SPAK u morën në pyetje nga deputetë që janë vetë në hetim.
Lita: Më bëri përshtypje që nga Komisioni i Ligjeve ishte kthyer në një komision hetimor parlamentar ku deputetët merrnin në pyetje prokurorët e SPAK.
Kishin ndryshuar rolet dhe si duket një herë në vit është revanshi që deputetët që janë nën hetim nga SPAK marrin në pyetje prokurorët e SPAK.
Anëtarët e komisionit të ligjeve merren përpara në pyetje apo iu jepet një tezë që ata duhet ta lexojnë.
Ndoshta nuk janë dakord fare me pyetjen që i bënë kryeprokurorit Çela apo Dumani, pro kryetari i partisë apo nënkryetari i partisë ka menduar që ajo pyetje duhet bërë për ta mbajtur në presion apo për ta ekspozuar ndaj opinionit publik.
Në tërësi puna e SPAK duhet vlerësuar.
Është një nga insitucionet më të besueshme në vendin tonë.
Duam apo s’duam ne, ata kanë arritur të godasin nivele të larta të politikës dhe të krimit të organizuar.