Çështja “McGonigal”, Dumani: Janë kryer hetime të shumta në Shqipëri, presim përgjigjen e SHBA

spot_img
Advertisements

Çështja “McGonigal” është në fazën e hetimit paraprak, kështu ka deklaruar kreu i SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

I pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso, Dumani tha se lidhur me këtë çështje janë kryer hetime të shumta në Shqipëri, si dhe tashmë pritet një përgjigje edhe për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja, me gjasë pala amerikane.

“Sa i i takon çështjes, që ju e quani çështje “McGonigal”, po është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer hetime në vend, por jemi në pritje të autoriteteve të huaja, pasi duhet edhe bashkëpunimi i autoriteteve të huaja. Dhe jemi në pritje të kërkesës me shkrim që u kemi çuar si edhe për ndihmë juridike”, u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani.

Charles McGonigal, një ish-agjent i lartë i FBI-së amerikane në Nju Jork është dënuar në SHBA për pastrim parash në lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Ai akuzohet nga politika se ka marrë mbi 200 mijë dollarë nga një personazh shqiptar, ndërsa opozita thotë se kjo është bërë në kuadër të miqësisë së tij me Edi Ramën.

Latest articles

Related articles