“Londra ka ikur në drejtim të paditur” – Rama ironizon Britaninë dhe Berlinin

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, u shpreh se Shqipëria është me fat që ndodhet në mes të Evropës dhe se ka mbështetjen e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë theksoi se në të kundërt vendi, sipas tij, do e kishte të pamundur krijimin e një shteti funksional.

Gjithashtu, Rama shtoi se Shqipëria nuk i bën detyrat e saj për BE apo shtetet anëtare, por për “veten tonë”.

Edi Rama: Kur thua 2027, do të thotë që brenda këtij viti do të mbyllen grupkapitujt. Ne duhet të bëjmë detyrat këtu, kapitull për kapitull, plus dhe në planin e rritjes. Nëse marrim një vlerësim pozitiv është si rezultat i detyrave të bëra deri tani.

Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkon BE, as të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin, as në Paris, apo në Berlin, apo në… Më erdhi të them Londër, por Londra ka ikur në drejtim të paditur, ose në Romë.

Detyrat i bëjmë për veten tonë, e bëjmë Shqipërinë më të fortë e funksional si shtet, Procesi i integrimit për ne është një proces shtetbërje demokratike.

Në fund të këtij procesi kur KE të thotë që e mbaruam punën tonë, ne Shqipëria, për veten tonë marrim një certifikatë, që në bazë të opinionit të BE jemi shtet funksional demokratik. Pastaj si i tillë, mund të hyjmë në BE, pastaj fillon procesi i përmirësimit, edhe edhe gjermanët që janë mbajtur për dekada të tëra si më të përsosurit nuk janë aq të përsosur sa i dinim, tani po e kuptojnë edhe vet.

Për ne është fat që jemi në mes të Evropës dhe kemi BE që na shoqëron në këtë proces. Nëse do ishim jashtë këtij kontinenti dhe s’do kishim BE, do e kishim të pamundur të bënim një shtet funksional demokratik.

Latest articles

Related articles