Ikja e dy anëtarëve të Kryesisë së PD te PS-ja, Noka: Janë renegatë, jo demokratë

spot_img
Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se misioni i demokratëve është që të rrëzojnë regjimin e narkosit dhe se rreth këtij qëllimi janë mbledhur të gjithë.

I vendosur përballë faktit se dy nga anëtarët e Kryesisë së PD janë larguar nga radhët e kampit blu dhe janë akomoduar në administratë nga kryeministri Edi Rama, Noka reagoi duke i quajtur ata renegatë.

Demokratët kanë vetëm një qëllim të shkatërrojnë kështjellën e narkosit që ngriti Lali Vjedhësi. Demokratët prandaj janë ndryshe nga rilindasit. Ata mirëkuptojnë më mirë se kushdo tjetër. Të gjithë pa përjashtim. Unë po flas për demokratet. Unë flas për demokratët, jo renegatët., ndaj le të vazhdojmë për demokratet. Synimi i demokratëve është të rrëzojmë narkosin, nga ai më i thjeshti deri te kryetari i PD. Të gjithë kanë një synim, rrëzimin e narkosit dhe institucionalizimin e votës së lirë. Për këtë ata janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice. Demokratët janë misionarë dhe misionari nuk dorëzohet kurrë derisa të arrijë qëllimin. Për këtë të jesh i sigurt”, tha Noka në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Latest articles

Related articles