4 mijë m2 ndërtim pa leje, në pranga sërish biznesmeni Sino Llanaj

spot_img
Advertisements

Arrestohet biznesmenit Sino Llanaj, për shkak se ka kryer punime pa leje ndërtimi në hapësirën e përbashkët të një pallati në ndërtim.

Më herët IMT deklaroi se e ka bllokuar dhe pritet të shembë ndërtimin mbi 4 mijë metra katrorë të kryer nga ndërtuesi Llanaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia.

IKMT ka bllokuar 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje, ndërsa ka nisur procedura për shembjen e objektit.

Latest articles

Related articles