“Sa të sëmurë paska në Shqipëri” – Gjykatës anglez tallet me justifikimin e narkotrafikantit

spot_img
Advertisements

Një gjykatës britanik ka shprehur skepticizëm ndaj justifikimeve të përsëritura nga shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vënë në pikëpyetje situatën shëndetësore në Shqipëri. Komentet erdhën gjatë një seance në Gjykatën e Lartë të Exeter, ku u trajtua çështja e Ilber Gjokës, 30 vjeç, i cili u kap me 11 qese kokainë dhe para cash në zonën e Barnstaple, Devon. Ai tha se ishte përfshirë në shpërndarjen e drogës për të shlyer një borxh dhe për të ndihmuar financiarisht babanë e tij të sëmurë në Shqipëri.

Gjykatësi James Patrick, i cili kishte dënuar më herët po atë ditë edhe një tjetër shqiptar, Argent Bala, për kultivim kanabisi, ironizoi justifikimet e ngjashme që lidhen me probleme shëndetësore familjare. “Duhet të ketë shumë njerëz të sëmurë në Shqipëri”, deklaroi ai, duke shtuar me sarkazëm se “Shqipëria nuk ka një Shërbim Kombëtar Shëndetësor”, duke nënkuptuar se këto arsye po përdoren rregullisht për të zbutur pasojat ligjore.

Ilber Gjoka, i cili nuk kishte precedentë penalë në Britani dhe pranoi fajin që në fillim, u dënua me 20 muaj burg për posedim droge me qëllim shpërndarjeje. Ai pritet të vuajë rreth 40% të dënimit, ndërsa pas përfundimit të tij, ekziston mundësia që të dëbohet nga Britania.

Latest articles

Related articles