15 ligjet e korrupsionit, si të jesh i suksesshëm në korruptim!

spot_img
Advertisements

Një i ri hyri në dhomën ku dergjej i ati i tij “i korruptuar” dhe i tha:
O baba! Më mëso diçka për korrupsionin që të mos më duhet të pyes më askënd.
I ati iu përgjigj:
O biri im! Korrupsionin ka “rregulla dhe ligje” që duhet t’i mësosh mirë dhe t’i ndjekësh me saktësi të plotë:

  1. Së pari: Mos prano të jesh vetëm ti i korruptuar. Korrupsioni është punë kolektive; ke nevojë për bashkëpunimin e të korruptuarve, të lipset të jesh i lidhur fort me ta.
  2. Së dyti: Kërko njerëzit për të cilët flitet se janë “përtej ligjit” dhe bli partneritetin e tyre me çmim sado të lartë. Ata të mësojnë aftësi që të tjerët nuk i kanë dhe të shkurtojnë rrugën drejt shkallës së korrupsionit të dobishëm.
  3. Së treti: Bën një gabim të madh nëse pjesa jote nga “torta” është më e madhe se ajo e eprorëve të tu. Ndarja e tortës mes të korruptuarve nuk është dhe nuk duhet të jetë e barabartë.
  4. Së katërti: Motoja jote duhet të jetë: “përfito dhe lejo të përfitojnë”. Bukuria e korrupsionit që shpërndan tek të korrptuarit e vegjël i inkurajon ata të të ndjekin dhe të kërkojnë më shumë nga torta.
  5. Së pesti: Korrupsioni profesional duhet të duket i ligjshëm. Vjedhësit amatorë shkojnë në burg; profesionistët duartrokiten dhe nderohen përpara aparateve fotografikë.
  6. Së gjashti: Mëso si të fshehësh provat e korrupsionit dhe t’i zhytësh në kanalin e parë të ujërave. T’i zhytësh është më e lehtë se t’i varrosësh.
  7. Së shtati: Mos ki frikë e mos u turpëro nga korrupsioni. Ne jemi perandoria më e madhe në botë, jemi të pranishëm kudo.
  8. Së teti: Organizo herë pas here festa të zhurmshme dhe mblidhi të korruptuarit. Sa më vonë të qëndroni dhe sa më shumë shthurje, aq më e madhe prirja e njerëzve për korrupsion.
  9. Së nënti: Mëso mirë terminologjinë e korrupsionit. I korruptuari e urren fjalën “ryshfet”; ai preferon ta quajë “komision”.
  10. Së dhjeti: Mos e moho korrupsionin; paraqite atë si diçka të madhe, të pandalshme, diçka me të cilën duhet “të bashkëjetojmë”. Flit për “nderin dhe integritetin”, përdor slogane dhe fjalime të bujshme; mallko korrupsionin dhe shaji të korruptuarit pa pushim.
  11. Ligji i njëmbëdhjetë: Kujdesu për imazhin tënd ta kesh sa më të pastër dhe bëju shërbime të dukshme atyre që luftojnë korrupsionin. Bëj fotografi me ta. Kërko një “zë mediatik” që të ndihmojë, oportunistët e mediave të kursejnë shumë kohë e mund.
  12. Ligji i dymbëdhjetë: Korrupsioni është sëmundje ngjitëse. Pronari me të ardhura të vogla që kalon miliona nëpër duart e tij do të dobësohet një ditë, për sa kohë kontrolli është i dobët.
  13. E trembëdhjeta: Mos u merakos për intelektualët; ata grindën mes vete, larg teje.
  14. E katërmbëdhjeta: Nëse gjen një gjyqtar të korruptuar, ke gjetur një thesar të paçmueshëm; shpenzo dhe ji xhymert me të, pasi është monedhë e rrallë. Askush nuk do të pyesë nga i ke marrë këto.
  15. E pesëmbëdhjeta: Bej kujdes me “transparencën” ajo është fillimi i fundit. Lufto kundër saj sa të mundesh.

Së fundi: Armiku yt i parë është “ndërgjegjja”. Mbaje ndërgjegjen tënde të vdekur; bëj kujdes prej saj, sepse nëse zgjohet nga gjumi, e ka të fituar betejën.

Perktheu: Elmaz Fida

Latest articles

Related articles