Hajt’ të flemë me magjinë – Poezi
S’është koha e martesës një dashni që na mjafton
Hajt të ikim për ca vite se kjo ndoshta na fillon
Të kujtojm’ puthjen e parë se kjo ndjenjë
nuk na ndan
Që të lozim që të qeshim
Me çmendin’ që po na mban
Se…
s’ka më mirë se çmenduria
Dashurin’ ajo e mba’
Me shtrëngime puthje qarje
ndjenj’ magjike
atë ka.
Hajde flemë me magjinë
Me rrëshqitje trup me trup
Dhe ashtu të kapim qiellin
Lum si ne që s’kemi turp
Të harrojmë xhelozinë
Tradhtinë si dyshim
Kemi shpirtin, kemi ndjenjën
lumturin’ në hammëshim
Spartak Ngjela
Tiranë më:
7 mars 2025