130 vjetori i lindjes së Mbretit Zog, simbol i shtetit të drejtë dhe të fortë

spot_img
Advertisements

nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

Më 8 Tetor 1895 lindi burrshtetasi largpamës, politikani dhe diplomati i nevelit të lartë, i papësësritshëm i shekullit XX-të, themelues i shtetit të parë modern shqiptar, Naltmadhnia e Tij Mbretërore Zogu I, Mbret i Shqiptarëve🇦🇱
Me rastin e 130-vjetorit të lindjes së Mbretit Zog I, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje figurën e burrit të shtetit që i dha Shqipërisë formë, dinjitet dhe drejtim kombëtar.
Ahmet Zogu lindi në kështjellën e Zogollajve, në Burgajet të Matit, më 8 tetor 1895, në një familje me tradita të forta atdhetare. Ishte biri i Xhemal Pashë Zogollit dhe Sadije Toptanit.
•Në vitin 1912, mori pjesë si përfaqësues i krahinës së Matit në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.
•Po në vitin 1912 udhëhoqi forcat e tij në Betejën e Kakarriqit, në mbrojtje të trojeve të vendit.
•Në vitin 1920, vetëm 25-vjeçar, u zgjodh Ministër i Brendshëm në Kongresin e Lushnjës, duke luajtur një rol vendimtar në konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.
•Po atë vit, mori pjesë dhe udhëhoqi personalisht si ministër i brendshëm Luftën e Koplikut, kundër ndërhyrjeve jugosllave.
-Më 1921 zgjidhet deputet i parlamentit shqiptar.
•Në vitin 1922, në moshën 27-vjeçare, u bë Kryeministër i Shqipërisë (1922–1924).
•Në vitet 1925–1928, u zgjodh President i parë i Shqiptarisë, duke nisur reformat e para shtetformuese.
•Më 1 shtator 1928, u shpall Mbret i Shqiptarëve – Zog I, dhe për një dekadë (1928–1939) udhëhoqi me vizion e vendosmëri drejt modernizimit të shtetit shqiptar.
Pas pushtimit fashist me vendim parlamenti u largua për në egzil ku gjithë jetën dhe potencialin e tij e vuri në shërbim të kombit dhe atdheut!
Mbreti Zog I mbetet simbol i unitetit kombëtar, rendit dhe shtetformimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë moderne, duke u njohur sot si themelues i shtetit të
parë modern shqiptar.
Lavdi veprës dhe kujtimit të Mbretit Zog I Mbret i Shqiptarëve! 👑🇦🇱

Latest articles

Related articles