Veliaj kërkon pezullimin e zgjedhjeve, PS thërret takim urgjent me strukturat në Tiranë

spot_img
Advertisements

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e 9 nëntorit në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste po vijon mobilizimin elektoral në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Burime nga PS bëjnë të ditur se kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, do të mbledhë nesër në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës në Hotel “Tirana International”. Takimi vjen në një moment të ndjeshëm politik, mes zhvillimeve ligjore dhe përgatitjeve për fushatë.

NJOFTIMI
Te nderuar,
Ju njoftojmë se Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mbledh ne takim Strukturat Politike te Tiranës; nesër, e Premte, date 3 Tetor 2025 ora: 16.30.
Vendi: Hotel Tirana International (Salla Akrenia- kati 1).
Ju lutem siguroni pjesëmarrjen,
Faleminderit!

Latest articles

Related articles