Eduart Merkaj caktohet drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP.
Më shumë për Eduart Merkajn, kreun e ri të AMP-së:
Eduart Merkaj u lind më datë 22 Maj 1977 në qytetin e Lushnjes. Është i martuar me Terezën dhe ka dy vajza: Dean dhe Greisin.
Është diplomuar në Shkollën e Lartë Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Fakulteti Filologjik,dega Gjuhë-Letërsi (DND) vitet 1995-1999.Titulluar Oficer në SHISH viti 2000. Titulluar Specialist i Lartë Policie (DND) viti 2005 në Akademinë e Policisë. Aktualisht i diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë.
Trajnime të ndryshme (me çertifikatë) në fushën e sigurisë dhe atë menaxhuese,zhvilluar në Akademinë Ndërkombëtare të Agjensive Ligjzbatuese Europiane dhe USA.
Çertifkuar si Tranjer Trajnues, pranë Këshillit të Europës,Strasburg,për fushën e Antikorrupsionit dhe Pastrimit të Parave. Çertifikuar në Akademinë Ndërkombëtare Antikorrupsion në Laxenbourg, Austri.
Ka një eksperiencë pune në strukturat e Agjensive Ligjzbatuese, Kontrollit të Brendshëm , Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë , ku ka mbajtur disa funksione :Oficer SHISH (2000-2003), Oficer në SHKB (2003-2006).O.P.GJ pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (2006-2010) . Specialist në sektorin Antikorrupsion,Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (2010-2013).Shef Sektori të Forcës së Posaçme,në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale,në DPSH(2013-2015). Si edhe Shef Sektori për Hetmin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit viti (2016 ). Nga viti 2019 deri në 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Kufirit.



