Zv.kryeministrja e njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është caktuar drejtuesja e PS-së për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.
Kjo është lëvizja e radhës lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet, pas shkarkimit të bujshëm të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, vendim që pritet të vuloset sot prej Këshillit të Ministrave, në orën 12:00.



