Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Media mëson se një plagosje me thikë ka ndodhur pas një sherri ndërmjet dy infermierëve në këtë spital.
I plagosuri Mikel Osmani me detyrë infermier, ka marrë dy plagë me thikë në brinjë dhe në krah, ndërsa autori i plagosjes është laboranti për ekografi, Dashamir Çajka